Deri tani 30 të sëmurë me fruth

në kategorine Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot deri në orën 13, në Klinikën Infektive në Shkup janë hospitalizuar shtatë fëmijë  të moshës dyvjeçare me simptoma të fruthit. Të gjithë fëmijët janë nga lagjja Lisiçe e Re  të Shkupit dhe e kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Sonce”. Për këtë shtatë raste të paraqitura pritet konfirmim laboratorik.

Përndryshe, deri më tani janë sëmurë tetë fëmijë nga kjo çerdhe, të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MRP. Ndryshe, në grup ka pasur 28 fëmijë të gjithë të pavaksinuar.

Nga 16 dhjetor e deri më sot gjithsej 22 fëmijë  janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup. Prej tyre, 13 persona ende janë të hospitalizuar, ndërsa nëntë janë lëshuar në kurim shtëpiak. Pacienti më i  ri është një bebe tetëmuajshe, ndërsa më i rrituri  ka 33 vjet nga Shkupi.

Nga Ministria bëjnë thirrje që fëmijët eë vaksinohen dhe theksojnë se ka sasi të mjaftueshme të vaksinës MPP.