Banka Botërore: Rritja ekonomisë botërore është ngadalësuar

në kategorine Biznes/Ekonomi

Banka Botërore theksoi në raportin e fundit
6-mujor se konfliktet e vazhdueshme tregtare po japin një ndikim negativ.

Raporti, i quajtur “Qiejt e Errur”, bën të
ditur se rritja ekonomike botërore është ngadalësuar, tensionet tregtare
qëndrojnë të larta dhe rreziqet ndaj perspektivës janë shtuar.

Manaxherja e Grupit të Perspektivës së
Zhvillimit, Franziska Ohnsorge, theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje
në luftën tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për të mirën e
ekonomisë botërore.

“Shqetësimi qëndron te dy ekonomitë më të
mëdha në botë, ku tensionet tregtare po shtohen. Shtetet e Bashkuara dhe Kina
përbëjnë 20 për qind të tregtisë globale dhe zënë 40 për qind të Produktit të
Brendshëm Bruto në botë. Nëse tensionet tregtare përkeqësojnë rritjen ekonomike
apo ngadalësojnë ekonominë e dy vendeve, efektet do të përhapen në të gjithë
botën”, deklaroi Franziska Ohnsorge.

Ajo shton se kanë vlerësuar një skenar ku
ekonomia ngadalësohet me 1 për qind tek të dy vendet në gjysmën e dytë të
2019-ës. Sipas Bankës Botërore, kjo do të ngadalësonte ekonominë botërore me
0.75 për qind-1 për qind në këtë vit edhe tjetrin.

Raporti projektoi një rritje ekonomike prej 3
për qind në 2018-ën, 2.9 për qind këtë vit dhe 2.8 për qind në vitin 2020.

Sipas organizatës, e gjithë kjo do varet nga
performanca e ekonomisë amerikane. Banka Botërore projekton një rritje me 2.5
për qind të ekonomisë më të madhe në botë këtë vit, nga 2.9 për qind që pritet
për 2018-ën. Në vitin e ardhshëm, norma pritet të bjerë në 1.7 për qind.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com