Trump i shkruan Haradinajt

në kategorine Kosovë

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj me anë të një statusi ka publikuar urimin që ka pranuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për festat e fundvitit.

Haradinaj ka thënë se në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan.

Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 9. Januar 2019

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron.

Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan.

Bekuar qofshin dy popujt tanë!

Burimi: https://infokosova.org/