Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, takim me shkrimtarin Muharrem Blakaj

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 9 Janar 2019 – 18:29
albinfo.ch

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër – SHKSHZ njofton krijuesit, shkrimtarët, dashamirët e fjalës së shkruar se, në kuadër të aktivitetit të saj letrar, mban takim me shkrimtarin (tashmë të njohur) Muharrem Blakaj. Me këtë rast do të prezantohet opusi letrar i autorit dhe do të bëhet promovimi i romanit PARAARDHËSIT si dhe i librit të tij të fundit MËNDESHA (përmbledhje tregimesh).

Për veprën letrare të shkrimtarit Muharrem Blakaj do të flasin shkrimtarë e kritikë letrarë.

Në këtë takim do të shfaqet edhe dokumentari NËNA KADË, që i kushtohet nënës së dëshmorit Xhemajl Blakaj, përkatësisht shkrimtarit Muharrem Blakaj. Ky do të jetë rast edhe për një bashkëbisedim letrar. Prania juaj në këtë takim dhe pjesëmarrja në këtë bshkëbisedim i japin kuptim e përmbajtje takimit dhe debatit letrar.Takimi mbahet në St. Gallen, më 19 janar (e shtunë) 2019, duke filluar në ora 15.00.MIRË SE VINI!
Adresa:
Waaghaussaal
Marktplatz Bohl
9004 St. Gallen
Tel: 076 1965 62

  • Data e fillimit19 Janar 2019
  • Ora15:00
  • LokacioniSt. Gallen
  • Data e përfundimit9 Janar 2019 – 18:00

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.