Prishtina sonte shpreson në fitore në FIBA Europe Cup

në kategorine Basketboll

Prishtina do të zhvilloj sonte përballjen e tretë në basketboll në kuadër të FIBA Europe Cup.

Prishtina do të përballet me Pinar Karsiyaka në kuadër të Grupit I.

Ndeshja që starton në ora 18:30, do të zhvillohet në Izmir të Turqisë, raporton larjmi.net.

Prishtina e ka një humbje dhe një fitore në kuadër të FIBA Europe Cup, ndërsa sonte do të ketë një përballje aspak të lehtë.

Lider i Grupit I është S. Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Z Mobile Prishtina me nga 3 pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me 2 pikë. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.