Përse Rekomandohet Lëngu I Kompostos Së Kumbullës Në Mbrëmje

në kategorine Shëndeti

Duke qenë se lëngu i kompostos përmban hekur, gjë që është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Foto: Flickr

Kompostoja e kumbullës është një pije e mbushur plot me minerale dhe një burim ideal i kaliumit.

Gjithashtu lëngu i saj përmban dhe shumë veti atioksiduese, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Duke qenë se kompostoja është me pak kalori është një pije perfekte për në darkë.

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa nga vlerat shëndetsore që ka lëngu i kompostos së kumbullës nëse pihet në darkë.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Antioksidantët që gjenden tek lëngu i kompostos përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Përveç se luftojnë radikalët e lirë në trup, antioksidantët parandalojnë dhe komplikimet kardiovaskulare.

Antioksidantët gjithashtu parandalojnë dhe oksidimin e kolesterolit, dhe si rrjedhojë ruan zemrën.

Ndihmon tretjen gjatë gjumit

Lëngu i kompostos përmban isatin dhe sorbitol, dy substance që përmirësojnë punën e sistemit tretës.

Në sajë të tyre, ushqimet e vështira për t’u tretur arrijnë të shkriftohen më me lehtësi, pasi nxisin prodhimin e enzimave tretëse.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Duke qenë se lëngu i kompostos përmban hekur, gjë që është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Gjithashtu kur ai konsumohet në darkë arrin të ekuilibrojë qarkullimin e gjakut në trup.

Ul nivelet e kolesterolit

Lëngu i kompostos përmban fibra të cilat i përfiton nga frut i kumbullës, që ndihmon në uljen e prodhimit të kolesterolit në mëlçi.

Fibra solube përthith lëngjet alkaline në mëlçi që prodhojnë kolesterolin.

Duke e pirë në darkë ju parandaloni prodhimin e tepërt të kolesterolit, dhe arrini kështu të ulni nivelet e tij në trup.

Përmirëson shëndetin e kockave

Sipas disa të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, konsumimi i lëngut të kompostos së kumbullave arrin të parandalojë humbjen e masës së kockave.

Në saj të flavovoidëve dhe substancave fenolike, lëngu i kompostos ndihmon rigjenerimin e qelizave kockore që gjenden në trup.

Për personat të cilët vuajnë nga sëmundje si artriti apo osteoporoza, lëngu i kompostos këshillohet të konsumohet çdo natë.

Ndihmon imunitetin

Konsumimi i këtij lëngu krijon mundësinë e parandalimit të të ftohurave apo prekjes nga virozat, pasi ndihmon në forcimin e imunitetit.

Fruti i kumbullës nxit formimin e qelizave të shëndetshme, të cilat rigjallërojnë organizmin gjatë kohës që ju flini. /AgroWeb.org

Burimi: https://agroweb.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.