Paralajmërimi i policisë për drejtuesit e mjeteve: Nuk ka qarkullim pa zinxhirë

në kategorine Shqipëri

24 orët e fundit shoqërohen me një mot të rënduar me reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit. 

“Kemi të bllokuara disa komuna në Qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe të Dibrës. Më rrezik paraqet qarkullimi deri në orën 16:00 dhe Qarku i Gjirokastrës. Ka reshje të dendura të dëborës në Qafën e Muzinës, Shkalla e Zezë në Tepelenë dhe Rruga e Përmetit që qarkullohet me shumë vështirësi. Aktualisht në gjithë vendit patrullojnë 46 patrulla të policisë rrugore. 

 Deri në orën 16:00 paraqet vështirësi Qarku i Dibrës, veçanërisht komunat. Policia nuk do të lejojë asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë deri në orët e mëngjesit. Ky është problem i marrjes së masave të sigurisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve”, tha ai per Ora News.

Burimi: https://www.gazetaexpress.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.