Në Slloveni një në 10 të punësuar është i huaj

në kategorine Kosovë

Një në 10 të punësuar në Slloveni është i huaj, ndërsa pothuajse gjysma e punëtorëve të huaj vijnë nga Bosnje-Hercegovina.

Shërbimi slloven i Statistikave publikoi se në tetor të vitit 2018 në Slloveni kanë qenë të punësuar rreth 885 700 persona, ndërsa në shtator të të njëjtit vit ka qenë 3,2% më shumë se në tetor të vitit 2017.

Mes të punësuarve, rreth 87 700 janë të huaj, prej të cilëve pjesa më e madhe punojnë në sektorin e ndërtimit, përcjell atsh.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga Bosnje-Hercegovina (rreth 42 600), pastaj Serbia (rreth 10 800), Kroacia (rreth 7 500) dhe Maqedonia (diçka më shumë se 6 000 persona).

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.