Ndërpritet greva e kirurgëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

në kategorine Shëndeti

Javë më parë Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë, për  rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kësaj greve fillimisht janë përgjigjur edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi për t’i trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërprenë këtë grevë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të komunës së Mitrovicës.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri tha se është mirënjohës për këtë hap madhështor nga ana e tyre, ku i falënderoj kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Ai shtoj se është me të vërtet për tu vlerësuar kur dihet fakti që edhe përkundër kërkesave të tyre, ata vendosën për të vazhduar punën e tyre duke ju dalë në ndihmë qytetarëve mitrovicas. 

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/