E bllokuar në dëborë, Manastarlliu jep lajmin e mirë për nënën e re

në kategorine Shqipëri

SHKODER

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, ka ndarë rastin e një nëne të re të izoluar nga dëbora, e cila ka arritur të sjellë në jetë djalin e saj,  shëndoshë e mirë falë ndihmës së mjekëve në  Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Manastarliu në postim ka zbuluar edhe emrin e fëmijës, ndërsa shton se djali si fëmijë i tretë i familjes do të mund të përfitojë të paktën 120 mijë lekë.

“Një nënë e re🤰është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora❄ drejt 🏥Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë 👶 shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi👏
😇Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë 🎁 #çekun 120 mijë lekë.
Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora.
#eGjithëVëmendjaTeNjerëzit”, shkruan Manastarlliu në postim.

Kujtojmë që moti i acartë që ka mbuluar vendin, ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtatzëna për të lindur në spital.

Ditën e sotme në Elbasan, një grua në pamundësi për të shkuar në spital ka lindur në qendrën shëndetësore Labinot –Katund të Elbasanit.

 

BalkanWeb

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.