Dëbora zbardh Elbasanin, ja segmentet rrugore më problematike

në kategorine Shqipëri

ELBASAN

Dëbora ka mbuluar të gjithë zonat malore si dhe qytetin e Elbasanit. Dëbora në qytet ka filluar që në orën 03.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.  Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se trashësia e saj në qendër të qytetit ka arritur të paktën 2 cm në orën 06.30 të ditës së sotme.

Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së martë. Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

BalkanWeb

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.