Alonso mund të jetë në garat Rally Dakar

në kategorine Formula 1/Sport

E ardhmja e Fernando Alonso mund të jetë në garat Rally Dakar. Makina Toyota po organizon një test për pilotin spanjoll, që u largua nga Formula 1 në fund të sezonit 2018. Bashkë me Alonso do të jetë edhe piloti nga Katari, Nasser Al Attiyah dhe së bashku do të testojnë markën Hilax. Ky test mund të zhvillohet në prill, në përfundim të edicionit 2019 të garave Rally Dakar.

Lajmin e konfirmoi Glyn Hall, shefi i makinës “Toyota”, që në një intervistë për “Marca” tha: “Kemi nisur bisedimet dhe po mendojmë që t’i japim një mundësi Alonso të provojë një përvojë të re. Ai është gjithnjë në kërkim të aventurave të reja e tërheqëse dhe ka pranuar të zhvillojë këto teste. Për Dakar do të ishte fantastike të kishet në radhët e saj një pilot si Fernando Alonso”.

Burimi: http://www.botasot.info/