Acar në Shqipëri, Ministria e Arsimit mbyll shkollat

në kategorine Shëndeti

Moti i ftohtë dhe reshjet e borës kanë detyruar disa Drejtori Arsimore Rajonale të marrin vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit.

“Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.”

Ndërkohë që në zonat e tjera të vendit mësimi vijon normalisht.

Për ato shkolla ku sot mësimi është pezulluar, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim.

Burimi: http://kidstime.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.