Sulltani Muhamed heq dorë nga froni në Malajzi për t’u arratisur me një modele

në kategorine Stardust

Më mirë të kesh përkrah një modele se sa të jesh mbret. Këtë gjë e ka faktuar sulltani Muhamed V , i cili hoqi dorë nga froni i mbretërisë së Malajzisë dhe u arratis me të dashurën e tij. Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit aziatik dhe se mbreti ishte dashuruar me modelen Oksana Voevodina 25 vjeçe , fituese e garës së bukurisë së Miss Moska në 2015.

Vajza gjithashtu ishte konvertuar në fenë Islame, duke ndryshuar emrin e saj në Rihana Oxana Gorbatenko. Dhe kështu, mbreti në detyrë që nga viti 2016, është bërë një ish për popullin e tij, njoftoi pas arratisjes martesën e tij me modelen ruse, transmeton Shqip.

Thashethemet tani kanë çmendur jo vetëm Malajzinë, por të gjithë rrjetin, ku fotografitë e 49 vjeçarit Muhammed V, janë publikuar në Moskë. Ata kohë u tha zyrtarisht se ish sovrani ishte i sëmurë dhe për këtë arsye u largua nga Kuala Lumpuri për të kuruar veten. Në realitet ai u shfaq në Moskë me rastin e martesës së tij me të dashurën duke turpëruar kështu institucionin Malajzan.