Ndryshime te Ferrari; Largohet Arrivabene, vjen Binotto

në kategorine Formula 1

Ferrari pëson ndryshime në postet drejtuese të tij dhe kjo ndodh 2 muaj përpara fillimit të Botërorit të Formula 1. Maurizio Arrivabene është larguar nga detyra e tij duke qenë se nuk iu rinovua kontrata me Kokëkuqen italiane.

Në vend të tij do të jetë Mattia Binotto, 49 vjec që deri tani ka qenë në rolin e Drejtorit Teknik të Ferrarit.

Mattia Binotto është bërë pjesë e Ferrarit në vitin 1995 në rolin e inxhinierit motorist në skuadrën e testeve dhe më pas në atë të garave duke fituar kështu edhe besimin e Sergio Marchionnes.

Ndërsa Arrivabene largohet nga detyra e tij si Drejtori i Ferrarit pas rreth 5 vitesh. Ai që ndikoi në lamtumirën e tij nga Kokëkuqja italiane ishte rendimenti i kësaj skuadre në sezonin e fundit kur u duk se ajo ishte kompetitive dhe po rivalizonte fort me Mercedes në luftën për titullin.

Por duket se në këtë largim të Arrivabenes ka pasur ndikimin e tij edhe një faktor tjetër, raportet mes tij dhe Binottos. Sipas Gazzetta Dello Sport, marrëdhëniet mes tyre u komplikuan aq shumë sa Binotto mendoi më herët largimin e tij nga Ferrari.

Maurizio Arrivabene e lë Ferrarin me një bilanc prej 14 fitoresh, 13 të Vettel e 1 të Raikkonen, 3 vende të dyta të skuderisë në klasifikimin për konstruktorë dhe vendet e dyta të Vettel në klasifikimin për pilotë në periudhën 2017-2018.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv