Steph Curry vazhdon ta shkruajë historinë në NBA

në kategorine Basketboll

Stephen Curry edhe këtë sezon po vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme të tij.

Organizatori i lojës së Golden State mbrëmë ka pasur një tjetër paraqitje spektakolare, në ndeshjen kundër Sacramento Kings.

Amerikani realizoi plotë 42 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij në triumfin  123:127, shkruan lajmi.net.

Nga këto 42 pikë të realizuara nga Curry, 30 ishin nga gjuajtjet për tri pikë (10 tre pikësha).

Me këto 10 gjuajtje të sakta nga distanca, Curry e ka tejkaluar Kyle Korver për pozitën e katërt, në listën e lojtarëve me më së shumti tre pikësha të realizuar në histori të NBA.

Lojtarit të Golden State tashmë i nevojiten vetëm pesë tre pikësha për tu barazuar me Jason Kid për pozitën e tretë.

Kësisoj para tij do të mbesin vetëm dy nga më të mirët në histori, Reggie Miller dhe Ray Allen. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.