Lojtari më në formë në NBA i gatshëm ta sfidojë “The Rock” në Wrestling

në kategorine Basketboll

Lojtari më në formë në NBA i gatshëm ta sfidojë “The Rock” në Wrestling

Lojtari më në formë në NBA aktualisht, Giannis Antetokounmpo ka lëshuar një deklaratë jashtëzakonisht interesante.

Ylli i Milwaukee Bucks ka komentuar mbi legjendën e “WWE”, “The Rock”, duke thënë se do ta vriste atë në një duel.

Anetokounmpo ka thënë se jo vetëm se do ta mundte legjendën e Wrestlingut por me shaka ka thënë se do ta vriste atë, shkruan lajmi.net.

Tutje greku ka thënë se ka qenë një fans i madh i punës së Dwyane Johnson në fizikun e tij dhe do të dëshironte që ai të shkonte në Milwaukee dhe të bënte një seancë stërvitore me të së bashku.

Edhe Antetokounmpo është një nga ata që ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e fizikut të tij.

Do të ishte jashtëzakonisht interesante nëse do të shihnim një luftë mes Antetokounmpos dhe “The Rock”. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/