Intervista e papublikuar e Jordanit, ku fliste për lojtarin më të mirë në histori të NBA

në kategorine Basketboll

Intervista e papublikuar e Jordanit, ku fliste për lojtarin më të mirë në histori të NBA

Michael Jordan nuk e ka konsideruar veten asnjëherë si basketbollisti më i mirë në histori të NBA.

Në një intervistë të vitit 2009 për gazetarin Micahel Wilbon, të papublikuar më parë, e cila doli në dritë vetëm pak ditë më parë, Michael Jordan ka thënë se nuk konsiderohet si lojtari më i mirë në histori.

Jordan siguroi se ai nuk është më i miri i të gjitha kohërave nga respekti për të gjithë ata basketbollist që luajtën para tij dhe me të cilët nuk kishte mundësi për të konkurruar, për të përcaktuar se kush është lojtari më i mirë.

Kjo deklaratë e respektuar e Michael ndryshon shumë nga ajo e bërë disa ditë më parë nga ylli i LA Lakers, LeBron James, i cili cilësoi veten si më të mirin në histori.

Megjithatë, Jordan rreth kësaj deklarate të LeBron ende nuk ka ndonjë reagim.

“Nëse më pyet mua, unë kurrë nuk do të them se jam më i miri, sepse unë kurrë nuk kam luajtur kundër të gjithëve që kanë përfaqësuar ligën para Michael Jordan”, ka deklaruar ish basketbollisti i Chicago Bulls./Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.