Në luftë me plagët, legjenda Schumacher mbush gjysmë shekulli

në kategorine Formula 1/Sport

Njëri nga sportistët më të mëdhenjë që njeh historia, Michael Schumacher sot mbush 50 vjet.

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1, gjysmën e shekullit të jetës së tij e pret në shtrat duke u shëruar.

Piloti gjerman po trajtohet me kujdes pas aksidentit të rëndë që pësoi në vitin 2014 duke skijuar në alpet franceze.

Gjendja e Schumit nuk dihet zyrtarisht, por sipas raportove thuhet se ai tashmë ka filluar të ecë.

Familja e tij e ka mbajtur larg mediave gjendjen shëndetësore të Michael.

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.