Gruaja jep lajmin për gjendjen e Schumacherit

në kategorine Formula 1/Sport

Gruaja e Michael Schumacher ka lëshuar një deklaratë duke i falënderuar fansat, para ditëlindjes së tij të 50’të nesër.

Corinna Schumacher u tha fansave të burrit të saj “po bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar atë”, ndërsa beteja për t’u shëruar pas aksidentit me ski në Francë më 2013 po vazhdon.

49-vjeçarja tha gjithashtu se familja do të festojë edhe për fitoret e mëparshme të shoferit të Ferrarit, “fitoret, të arriturat dhe rekordet”, në ditëlindjen e tij të 50’të të enjten.

Zonja Schumacher tha: “Të jini të sigurt se ai është në duart më të mira dhe se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë”.

Shoferi gjerman i Formula 1 pësoi lëndime të mëdha gjatë një aksidenti me ski në dhjetor të vitit 2013.

Që nga atëherë, ai ka qenë në koma, por kohët e fundit shëndeti i tij duket se është përmirësuar, me raporte që thonë se ai madje është zgjuar nga koma.

Burimi: http://www.botasot.info/