Po afrohet ditëlindja e Schumacher, kjo është gjendja e tij

në kategorine Formula 1/Sport

Dje (e diele) u bënë pesë vite nga aksidenti tragjik i Michael Schumacher.

Michael Schumacher pësoi aksident tragjik në qendrën e skijimit në Alpet e Zvicrës, duke e lënë atë për pesë vite në komë.

Legjenda e Formula 1 ka filluar të këndellet nga aksidenti që kishte, ndërsa ‘Bild’ ka zbuluar se si i ka kaluar ato vite,

Gazeta gjermane shkruan se zyra e vjetër e Schumit në pesë vitet e fundit është transformuar në një dhomë spitali e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme.

“Asgjë nuk mungon për të përshpejtuar shërimin e Schumacher” shkruan Bild, që raporton se si në dhomën e tij dëgjohet edhe zhurma e motorit të makinës së tij të vjetër të garave.

E përditshmja raporton opinionin e një neurobiologu të Max-P-lank Institut,Tobias Bonhoffer, sipas të cilës “në përgjithësi dëmtimi i cipës nervore të trurit dhe i palcës së kurrizit nuk mund të rikuperohen”.

“Por ka gjithashtu një arsye se përse Schumacher pas aksidentit, pesë vite më parë, nuk është shfaqur në publik.

“Ky është ndryshimi me të tjera pjesë të trupit njerëzor, si p.sh lëkura, apo mëlçia të cilat mund të rigjenerohen”, ndërsa në rastin e Schumacherit “qelizat e dëmtuara të trurit nuk janë të mjaftueshme për të zhvilluar punën e tyre.”, ka thënë Bonhoffer

Burimi: http://www.botasot.info/