Ismaili, 18 vjeçari që la mbrapa edhe Dardan Berishën

në kategorine Basketboll

Meriton Ismaili është njëri nga basketbollistët e Kosovës që pati vitin më të suksesshëm.

18 vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Kosovës U-18, ku u shpallën kampionë të Evropës, në divizionin C.

Gjithashtu, Meritoni ka vazhduar sukseset e tij edhe me Z Mobile Prishtina, ku tashmë po paraqiten në FIBA Europe Cup.

Por, anash sukseseve me skuadrat e tij, djaloshi nga Prishtina ka shkëlqyer edhe në statistikat individuale, shkruan lajmi.net.

Ai ka qenë lojtari më i saktë në gjuajtjet për tri pikë, në pjesën e parë të edicionit 2018/19.

Ismaili ishte i saktë në 19 nga 39 tentimet e tij këtë edicion. Kjo ndryshe përkthehet si 48.7 %.

Kështu, 18 vjeçari ka lënë mbrapa tij në këtë statistikë yje si Dardan Berisha. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/