Carter ka shkruar historinë në NBA, shikoni çfarë arriti 41 vjeçari

në kategorine Basketboll

Vince Carter është një nga veteranët e NBA, që ende nuk po mendon të dorëzohet.

Carter, i cili në karrierën e tij shquhet për “ngulitjet” e tij, mbrëmë ka shkruar historinë në NBA.

Veterani, në ndeshjen kundër Cleveland Cavaliers, ka realizuar 21 pikë, që përkthehet si më së shumti në këtë sezon për të, shkruan lajmi.net.

Por, përkundër kësaj, këto 21 pikë janë historike, pasi që Carter është lojtari më i vjetër që realizon më shumë se 20 pikë në një ndeshje të NBA.

Vince këto numra i arriti saktësisht në moshën e 41 vjetëve dhe 337 ditëve.

Sigurisht se pensionimi i anëtarit të Atlanta Hawks do të jetë një humbje e madhe për botën e basketbollit. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.