LeBron injoron paralajmërimet nga NBA, tash në “Twitter” “flirton” me Leonard

në kategorine Basketboll

LeBron injoron paralajmërimet nga NBA, tash në “Twitter” “flirton” me Leonard

Javëve të fundit ka bërë bujë në mediet botërore një afrim i LeBron James me yllin e New Orleans Pelicans, Anthony Davis.

Është folur shumë për një bashkim të forcave të tyre tek skuadra e Los Angeles Lakers.

Këto zëra i ushqyen edhe më shumë dyshja e lartpërmendur, të cilët pas ndeshjes që patën me njëri tjetri, darkuan në një nga restaurantet e Los Angeles.

Pas kësaj, “mbreti James” ka thënë se ai do të kishte dëshirë të luante edhe me lojtarë të tjerë, duke përmendur emrat si Durant, Butler, Leonard apo Doncic.

Për këtë rast pati një reagim edhe nga NBA, të cilët kanë tërhequr vërejtjen duke thënë se çdo “ngacmim” i lojtarëve që janë nën kontratë, do të konsiderohet si shkelje e rregullave, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, LeBron duket se nuk ka përfillur rregullat dhe ka postuar një tjetër video në “Twitter”, e cila video ka në qendër të vëmendjes yllin e Toronto Raptors, Kawhi Leonard.

Mbetet të shihet nëse asociacioni më i madh i basketbollit në botë do të ketë ndonjë reagim për këtë postim të James. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/