5 vjet nga aksidenti i rëndë, ende enigmë gjendja e Michael Schumacher

në kategorine Formula 1

Këtë të shtunë mbushen 5 vjet nga akidenti i pësuar nga legjenda e Formula 1, Michael Schumacher. 7 herë kampioni i botës ishte me pushime në Meribel të Francës së bashku me familjen e tij në 29 dhjetorin e vitit 2013, kur u bë protagonist i kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Ish piloit i Ferrarit dhe Mercedes pësoi një goditje të fortë në kokë, që shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale duke bërë që ai t’i nënshtrohet 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke qëndruar në koma për 6 muaj. Michael Schumacher së bashku me familjen ndodhet në rezidencën e tij në Zvicër, duke qenë nën kontrollin e mjekëvë me kura mjekësore të kushtueshme.

Që nga momenti i pësimit të aksidentit e deri tani, është mësuar shumë pak për gjendjen reale të ish kampionit të Botës në Formula 1, edhe pse zërat në lidhje me këtë histori nuk kanë munguar. Në 3 janar të vitit të ardhshëm, Michael Schumacher do të festojë 50-vjetorin e tij të lindjes dhe për këtë arsye Fondacioni ‘Keep Fighting’ që u krijua në mbështetje të kësaj legjende të garava automobilistike, do të krijojë aplikacionin zyrtar të pilotit gjerman për t’i bërë homazh në këtë përvjetor të lindjes së tij.

Por jo vetëm kaq, FOM për një javë do të ketë postime dedikuar Shumacher në profilet e saj në rrjetet sociale, ndërsa në Maranello ku është selia e Ferrarit, do të hapet ekspozita e vecantë ‘Michael 50’, duke nisur nga data 3 janar 2019. Përsa i përket familjes së Schumacher, është vendosur të mos bëhet asgjë e vecantë për ditëlindjen e 7 herë kampionit të botës, diçka që u konfirmua nga agjentja e tij Sabine Kehm për AFP.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv