Dardan Berisha, lojtari i javës në FIBA Europe Cup

në kategorine Basketboll

Dardan Berisha ka marr një lajm fantastik nga FIBA Europe Cup.

Dardan Berisha është zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë në formacionin e javës në FIBA Europe Cup.

Basketbollisti kosovar mori vota më së shumti nga tifozët, për tu futur në formacionin e javës të raundit të dytë të garës ndërkombëtare, shkruan “lajmi.net”.

Berisha shënoi 17 pikë, 5 gjuajtje dhe gjashtë asistime në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.

Basketbollisti kosovar i fitoi 58% të votave, duke lënë pas vetes katër basketbollistë të tjerë të klubeve tjera. /Lajmi.net/

 

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.