Shenjat që tregojnë se Davis po kalon tek Lakers

në kategorine Basketboll

Anthony Davis duket se nuk është aq larg kalimit në Los Angeles Lakers.

Ylli i Pelicans fillimisht ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se e vlerëson pëlqimin nga LeBron James mirëpo është i fokusuar tek skuadra e tij.

Por, veprimet e tij kanë qenë të ndryshme nga fjalët që ai ka thënë pasi lojtari është afruar shumë me skuadrën e Lakers.

Raportohet se pas ndeshjes Lakers – Pelicans, LeBron dhe Davis kishin darkuar së bashku në Los Angeles, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, Davis është përfshirë në disa komente në rrjetet sociale me “mbretin James” dhe Kyle Kuzma, të dy këta anëtar të Lakers.

James e kishte ngacmuar Davis duke komentuar në një video të Kuzma, i cili kishte postuar “ngulitjen” e tij në mbrojtjen e Davis, duke shkruar “mbrojtje e dobët (James) “.

Këtu kishte reaguar AD duke shtuar “Nuk ishte maksimumi” dhe duke shtuar të qeshura.

Mbetet të shihet nëse me të vërtetë këto janë shenja që palët po arrijnë një marrëveshje prapa syve të medieve.  /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.