Prishtina e gatshme për ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup

në kategorine Basketboll

KB Prishtina të mërkurën rikthen emocionet e FIBA Europe Cup në Prishtinë.

Ndeshja luhet të mërkurën në ora 19:00 në Prishtinë

Klubi i Basketbollit nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë Hungarez Szolnoki Olaj, shkruan “lajmi.net”.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për tu kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit Hungarez.

Plisat kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plotë e përplot me tifozë në mbështetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.