Mediat angleze: Schumacher ka lënë shtratin, rehabilitohet në Zvicër

në kategorine Formula 1

Në mediat europiane po qarkullon një lajm i madh mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Sipas “Daily Mail”, ish-kampioni i Botës në Formula 1 ka bërë përparime të jashtëzakonshme sa i përket shëndetit, pas një periudhe të gjatë rehabilituese si pasojë e aksidentit të pësuar në Merbel të Francës.

Thuhet si ish-ferraristi është i vetëdijshëm dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e pajisjeve. Michael Schumacher nuk është i lidhur pas shtratit dhe nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale për të qëndruar në jetë.

Po sipas Daily Mail, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka peshë normale. Schumacher banon në shtëpinë e tij në Zvicër, në një dhomë të përshtatur për trajtimin e tij shëndetësor.

Informacionet përkasin me deklaratën e pak ditëve më parë të presidentit të FIA-s, Jean Todt, që theksoi se e kishte ndjekur bashkë me Shumacherin Çmimin e Madh të Brazilit, por pa dhënë detaje të tjera mbi shëndetin e gjermanit.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.