Appathurai: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në vitin 2019

në kategorine Maqedoni

NATO i kushton më shumë vëmendje politike Ballkanit Perëndimor sesa në vitet e mëparshme dhe ajo që është më e rëndësishme dhe më konkrete është se politika e “dyerve të hapura” që do të zbatohen te Maqedonia pasi të zgjidh kontestin për emrin me Greqinë, tha James Appathurai, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Çështjet Politike dhe Siguri Politike.

Në një intervistë me portalin “European Western Balkans”, Appathurai tha se është 100% reale që Maqedoni t’i bashkohet Aleancës me emrin e saj të ri.

“Politika jonë është shumë e qartë: nëse çështja e emrit zgjidhet, ne mund të ecim përpara me procesin e pranimit”, thotë Appathurai.

Ne kemi filluar tashmë bisedimet e pranimit disa muaj më parë për të qartësuar se çfarë janë problemet në aspektin e hapave që duhet të ndërmerren nga kontributet dhe çështjet tjera teknike, por hapi politik është padyshim marrëveshja e Prespës. Kur të zbatohet nga të dyja palët, ne do të vazhdojmë me procesin e pranimit. Megjithatë, kjo gjithashtu kërkon kohë, kështu që nuk e di kur do të përfundojë. Unë mendoj se koha mesatare në dekadat e fundit ishte midis 12 dhe 18 muaj. Periudha është e gjatë, jo për shkak të procedurave të Aleancës, të cilat janë mjaft të shpejtë, por për shkak të ratifikimit të nevojshëm në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s”, tha Appathurai./Telegrafi/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.