LeBron dhe Lonzo shkruajnë historinë për fitoren e 18 të Lakers  

në kategorine Basketboll

Të udhëhequr nga LeBron James, LA Lakers ka shënuar edhe fitoren e 18-të këtë edicion.

Ata kanë mposhtur Charlotte Hornets të Michael Jordan, me rezultatin 100:128.

Në këtë takim, ishin LeBron James dhe Lonzo Ball që shkruan historinë tek skuadra e Lakersave.

“Mbreti James” me 24 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse Lonzo me 16 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, janë dyshja e parë tek Lakers që arrijnë triple – double brenda një ndeshje, që nga koha kur Magic Johnson dhe Kareem Abdul – Jabbar e kanë bërë këtë në 1982.

Kjo gjithashtu është vetëm hera e dytë që Lakers arrijnë ta bëjnë këtë gjë të jashtëzakonshme.

Pra, kjo është fitorja e 18 e Los Angeles Lakers në 29 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Ndeshjen e radhës ata do ta luajnë kundër Washington Wizards. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/