Ky është plani i Lakers për të bashkuar James dhe Davis

në kategorine Basketboll

Los Angeles Lakers janë duke përgatitur një mega ofertë për të afruar në skuadër yllin Anthony Davis.

LeBron James tash e katër vite ka udhëhequr skuadra me një fond të lojtarëve jo  aq të mirë deri në finale.

Tashmë, Lakers po mendojnë që “mbretit” t’i sjellin në ndihmë njërin prej kandidatëve kryesorë për MVP, Anthony Davis.

Ata po ruajnë zgjedhjet e para të lotarisë së drafteve, si dhe top lojtarët e rinj, në mënyrë që t’i ofrojnë për super qendrën, Davis.

AD ka qenë bartës i lojës së Pelicans tash e disa vite. Me LeBron dhe Davis, Lakers do të ishin pretendenti kryesorë për titull.

Mbetet të shihet nëse kjo dëshirë e drejtuesve të Lakers do të realizohet, pasi transferimi i Trevor Ariza me gjasë do të dështojë. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/