Tre lojtarët që po kërkohen nga LA Lakers

në kategorine Basketboll

Los Angeles Lakers e kanë nisur mjaftë mirë edicionin e ri në NBA.

Ata nën udhëheqjen e LeBron James kanë shënuar 17 fitore në 27 ndeshje këtë vit.

Megjithatë, duket se edhe pas ardhjes së Tyson Chandler, skuadra nuk është kompletuar akoma ashtu si drejtuesit dëshirojnë.

Në listën e dëshirave të Lakers janë edhe tre emra të tjerë: Trevor Ariza, Terrenc Rose dhe Wayne Ellington.

Për interesimin e Lakers për Ariza, ESPN ka shkruar këtë javë, duke thënë se Lakers veçse kanë filluar bisedimet me Phoenix Suns, transmeton lajmi.net.

Ai qëndron si objektivi kryesorë aktualisht, megjithatë edhe Terrenc Rose dhe Wayne Ellington mund të jenë emrat që shkojnë drejt “Staples Center”. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/