Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, gjegjësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë prej nesër (e shtunë 8 dhjetor) do të mbyllet për qarkullim deri më 18 dhjetor, në periudhën prej orës 7 deri në orën 17, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Ministria e Infrastrukturës së Kosovës informon se kjo masë është marrë për shkak të aktiviteteve në autostradën “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin.