Renditja e FIFA-s: Maqedonia mbetet në vendin e 68-të, Shqipëria pëson rënie, ndërsa Kosova një përmirësim të lehtë

në kategorine Futboll/Maqedoni/Sport

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë e ka mbajtur vendin e 68-të në listën e publikuar sot të renditjes së FIFA-s. Nga kundërshtarët e Maqedonisë në grupin e Listës së kombeve më mirë e renditur është Armenia (në vendin e 101-të, Lihtenshtajni në pozicionin e 182-të, ndërsa Gjibraltari ndodhet në vendin e 190-të.

Në maje edhe më tej është Belgjika para Francës dhe Brazilit. Në Top 10 janë edhe: Kroacia, Anglia, Uruguaji, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

Momenti negativ që po kalon Kombëtarja Shqiptare është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Dy humbjet radhazi kundër Skocisë dhe Izraelit kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në fatet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, por dhe në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria humbet tre pozicione të tjera duke u renditur në vendin e 60 me 1372 pikëve. Skuadra e Kristiano Panuçit, pëson në këtë mënyrë rënien e lirë, teksa brenda tre vite ka humbur 38 pozicione, krahasuar me rekordin historik ku në 2015 pozicionoheshim në vendin e 22-të në botë. Kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia renditet në vendin e 30-të ndërsa Izraeli në vendin e 91-të..

Një përmirësim të lehtë ka pasur Kosova teksa fituar një pozicion duke u renditur në vendin e 137-të. Edhe pse një Kombëtare e re në moshë dhe në formim, Kosova vijon të shkëlqejë në paraqitjet e saj në garat e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” edhe pse nga muaji i kaluar janë vlerësuar me një pozicion më shumë, shpresa për ngjitje është shumë e madhe falë telanteve që ka në organikë.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.