Senatori Oliver Kadik për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë

në kategorine Maqedoni

Senatori francez dhe përfaqësues i shtetasve francezë të cilët jetojnë jashtë Francës, Oliver Kadik, sot do të realizojë takime në Kuvendin e Maqedonisë.

Kadik do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Këshillit kombëtar për eurointegrime, Nikolla Poposki, si dhe me Pançe Ivanov kryetarin i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës. Santori francez do të marrë pjesë edhe pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kadik prej dje qëndron për vizitë në Maqedoni. Përveç takimeve në Kuvend është planifikuar ta vizitojë Shkollën internacionale franceze në Shkup (EFIS) dhe Institutin francez në Shkup (IFS). Ai do të realizojë takim me drejtorët e kompanive franceze të pranishme në Maqedoni dhe do të marrë pjesë në pritjen të organizuar në nder të tij nga ana e ambasadorit Timonie në rezidencën e ambasadës së Francës. Me këtë rast, senatori do të takohet me komunitetin francez në Maqedoni.

Të shtunën, ai do t’i vizitojë Varrezat e ushtarëve francezë në Shkup dhe do të vendos kurorë me lule për nder të ushtarëve të rënë në  territorin e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai do ta vizitojë edhe Shtëpinë përkujtimore – Muze dedikuar historisë së Frontit të Maqedonisë.

Kadik si një sipërmarrës i ri në moshën njëzetë vjeçare, në vitin 1982 kishte vendosur të formojë një kompani të tijën “Info Elec. Shtatë vjet më pas, Info Elek u bë kompani me përgjegjësi të kufizuar me kapital prej një milionë franga. Në vitin 1994, karriera e tij e suksesshme e solli në pozitën e nënkryetarit të GFIE, grupacion furnizues nga industria elektronike.

MIA