Qytetarët, ende ka mungesë të ilaçeve; Bellçishta, ilaçe ka për të gjithë

në kategorine Maqedoni

Qytetarët shprehen të revoltuar dhe dyshojnë që barërat fshihen për tu dhënë privatisht, andaj nuk e kanë të qartë se si vazhdojnë të mos gjejnë ilaçe të nevojshme në listën pozitive në fund të muajit. “Unë personalisht kërkova ilaçe për sy, me thanë nuk ka me recetë do të thotë vetëm privatisht. Se kështu në përgjithësi është mirë!

“Nuk mundet lehtë ti gjejmë barërat ,ja tash kërkova, më thanë nuk ka! “Në fillim të muajit mund të gjesh . Kjo është vjedhje po të ketë të jep, por thotë se nuk kemi. Kuota ndryshon, populli dyshon se ka vjedhje, nuk po hanë bare”, shprehen qytetaret.

Mjekja Sofjane Bellçishta thekson se qytetarët nuk janë të informuar sa duhet për shërbimet mjekësore. Madje sipas saj pacientët bëjnë lëshime sa i përket kontrolleve të rregullta tek mjeku amë.

Mosrespektimi i orareve për kontrollime tek mjeku amë, dhe shkuarja tek mjeku i ndërrimit tjetër, sipas Bellcishtes patjetër se ndikon në shëndetin e pacientëve, sepse ndryshon edhe terapia që përshkruhet.

Çdo barnatore ka numër të caktuar të barërave në listë pozitive, andaj qytetarë të cilët vizitojnë barnatore në rajone të tjera për tu furnizuar me liaçin, i dëmtojnë pacientët e rajonit të caktuar sa i përket listës pozitive të ilaçeve. Në këtë rast thotë Bellçishta, nuk mund të kërkohet faji tek institucionet e shëndetit, por faji është tek vetë qytetarët.

“Pacientët që nuk janë të kënaqur me shërbimet e mjekëve problemi qëndron se ata vijnë në kohën kur ju ndërrohet orari i mjekut amë, dhe shkon tek mjeku zv. mjeku. Ai jep terapinë për ata simptome momentale që ka pacienti dhe pacienti bëhet mirë dhe përsëri nuk vjen tek mjeku amë . Ata me udhëzime prioritare nuk duhet të shkojnë në mëngjes por duhet të shkojnë pas dite, udhëzimi prioritar është një lloj ndihme për mjekët amë . Ndërsa nëse është rast urgjent i kemi urgjencat. Secila ordinance është e përcaktuar me barnatore. Ne kemi një barnatore dhe ajo i mbulon krejtësisht kërkesat e pacientëve që janë në rrethinë. Barëra nuk ka sepse qytetarët kalojnë 2-3 barnatore dhe ua marrin ilaçet pacientëve të këtij rajoni”, shprehet mjekja Sofjane Bellçishta.

Ndërsa mjekja Sofjane Bellçishta sqaron se në çdo ordinancë bëhet mbushja e formularëve për pacientët që kanë nevojë si dhe ju telefonojnë pacientëve për terminët që ju bëhet. Gjithashtu edhe koha e vaksinimit të fëmijëve prindërve ju dërgohet letër postare për ta rikujtuar apo informuar. /tvm2/