Gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 qytetarët nuk do të pyeten për përkatësin etnike dhe fetare!?

në kategorine Maqedoni

Regjistrimi i paralajmëruar i popullsisë i cili planifikohet të realizohet gjatë vitit 2020 nuk do të përmbajë pyetje se cilës përkatësi etnike apo fetare i takojnë qytetarët, informon MEDIAL.

Kështu ka paralajmëruar Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski gjatë një deklarate dhënë 1TV-së. Jo zyrtarisht kjo çështje ishte arsyeja pse regjistrimi i fundit që duhej të realizohej në vitin 2011 dështoi.

Regjistrimi i popullsisë në nivel republikan nuk është bërë qe 18 vite.

Simovski vlerëson se në regjistrimin e popullsisë nuk duhet të përfshihet përkatësia etnike dhe fetare, të cilat nuk kërkohen as edhe sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara.

“Regjistrimi i popullsisë u kthye në një fushë-betejë të interesit të madh për politikën në vend. Regjistrimi i vitit 2011 dështoi pikërisht si rezultat i vënies gisht nga politika, kurse elementi i vetëm për të cilën është e interesuar politika është pikërisht përkatësia etnike. Kjo e dhënë nuk ka asnjë vlerë përveç asaj politike”, është shprehur Simovski.

Sipas Drejtorit ë Entit Shtetëror për Statistikë që të hiqet politika nga vënia gisht në regjistrimin e popullsisë është që të hiqen pyetjet se cilës etni apo religjion i takojnë qytetarët, pasi që çështja nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike por me gjuhën që flasin qytetarët.

Simovski gjithashtu thotë se 18 vitet e kaluara pa realizim të një regjistrimi të mirëfilltë të popullsisë e kanë lënë Maqedoninë pa mundësi për të marrë vendime të rëndësishme politike me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shmangies së gabimeve si rezultat i të dhënave të vjetra.

MEDIAL

të fundit nga Maqedoni

Shko lartë