European Council President Donald Tusk speaks during a media conference prior to an EU-Western Balkans summit at the National Palace of Culture in Sofia, Bulgaria, Wednesday, May 16, 2018. (AP Photo/Virginia Mayo)

Tusk: Do ta konfirmojmë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

në kategorine Maqedoni

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në vigjilje të Samitit në Sofje “BE-Ballkani perëndimor”, ka thënë se për herë të parë pas 15 viteve nesër udhëheqësit e unionit do të përballen me të gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor, njofton Medial.mk.

“Do të jetë një mundësi për të konfirmuar qëndrimin se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një zgjedhje gjeo-strategjike. Ne duam të tregojmë se na intereson zhvillimi socio-ekonomik i rajonit. Investimi në infrastrukturë dhe lidhje me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE-së. Shpresoj se do ta sjellim Bashkimin Evropian më afër miqve tanë ballkanikë”, shkruan në kumtesën e Tusk./Medial.mk/