Bekteshi, investim në vlerë prej 7.3 milion euro në Prilep dhe Dollnen (FOTO)

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

“Sot kam kënaqësinë e veçantë, që këtu në Dollnen të prezantoj investimin më të ri nga kompania maqedono-turke “Volostone” nga Shkupi, e cila pas publikimit të thirrjes publike të zbatuar përmes  ankandit elektronik, ofroi shumën më të lartë të mjeteve, apo 448.570.000 denarë ose 7.3 milion euro, me çrast Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike në ceremoninë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes më përfaqësuesin e “Volostone”-Shkup ,Abdylmutalip Bushi.

Marrëveshja e koncesionit për eksplorimin e detajuar gjeologjik të mermerit mineral, që u nënshkrua sot, është për lokalitetin e Samarnicës, e cila shtrihet në  territoret e dy komunave – Dollnenit dhe Prilepit.

“Ky investim i ri do të sigurojë përfitim të posaçëm për të dy komunat, të cilat do të kenë mundësi të realizojnë projekte të reja dhe zhvillim ekonomik. Procedura për dhënien e koncesioneve, do të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik E-koncesionet ndërsa ndarja e kompnezimit të koncesionit është në favor të komunave, gjegjësisht 78% shkon në buxhetin komunal, dhe 22% në arkën e shtetit “, tha Bekteshi, duke shtuar se në komunën e Dollnenit tashmë janë transferuar 227. 424. 990 denarë ose  3.7 milion euro nga kompenzimi i koncesionit, ndërsa në buxhetin e komunës së Prilepit, në bazë të zonës së mbuluar me koncesion, si kompenzim tashmë janë paguar 122. 459. 610 denarë, ose rreth 2 milion euro.

Në emër të investitorit “Volostone”, z. Bushi falënderoi Qeverinë dhe Ministrin Bekteshi dhe vuri në dukje se sipas planit të kompanisë, në periudhën e parë do të hapen 100 vende pune dhe sapo të fillojë lokacioni me punë,planifikohet një investim shtesë prej 22 milionë euro për të ndërtuar fabrikë dhe objekte ndihmëse shtesë, e cila do të rrisë numrin e punësimeve në 500,ndërsa tregu tashmë është siguruar në Kinë, Indonezi, Malajzi dhe Kore, ndërsa qëllimi i ardhshëm i kompanisë është tregu amerikan.

Kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, theksoi se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm nga i cili komuna e Prilepit do të ketë mjaft përfitime dhe do të mundësojë zbatimin normal të projekteve të planifikuara, ndërsa sipas kryetarit të komunës së Dollnenit Xhemil Qamili ky investim vjen në kohën e duhur për shkak se komuna përballet me borxhe të mëdha të qeverisë së mëparshme, dhe në radhë të parë do të sigurojë mbulimin e borxheve, zbatimin e projekteve zhvillimore dhe rregullimin e vendbanimeve që kanë probleme me ujin dhe kanalizimin.

Ministri Bekteshi theksoi se me këtë nvestim edhe komuna e Dollnenit dhe ajo e Prilepit do të kenë një mundësi të madhe për të promovuar zhvillimin lokal, për të investuar në projekte të reja për banorët e tyre, duke mundësuar kështu përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të tyre, që është dhe përcaktimi kryesor i Qeveri dhe Ministrisë së Ekonomisë.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.