United të çmendur, ja sa para kërkojnë për Pogban

në kategorine Sport

Manchester United do të kërkojë 140 milionë funte (rreth 159 milionë euro) për Paul Pogba, nëse ai largohet nga “Old Trafford” këtë verë.

“Sportsmail” ka bërë të ditur këtë javë se Jose Mourinho do ta shesë Pogban pasi marrëdhënia e tij me mesfushorin francez nuk është e mirë dhe se e ka arritur kulmin, transmeton KTV.

Hierarkia e klubit ka vendosur të bëj ndryshime dhe ta largojë lojtarin me të cilin rinënshkroi kontratë për shumën rekorde të asaj kohe 89 milionë funte.

Klubet që janë të interesuara për shërbimet e francezit janë Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Barcelona, City dhe Chelsea.

 

Burimi: [www.sovrani.info]

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.