Miratohet statuti i ri i PD, Paloka: Pati ndryshime, çdo propozim u hodh në votim

në kategorine Shqipëri

TIRANE– Pas rreth katër orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut. Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se statuti i miratuar në mënyrë unanime pati disa ndryshime. Lidhur me pretendimet e disa anëtarëve se nuk është lejuar debati, Paloka tha se kjo nuk është e vërtetë.

“E rëndësishme është qe çdo nen u votua. Pati disa propozime për dorëheqjen e kryetarit. Nëse do te vihet ne statut shkarkimi i kryetarit është gjë tjetër, por kjo pike është ne statut, dorëheqja është çështje vullneti. Nëse mendoni se nuk është lejuar debati dhe ne kemi parë njëri-tjetrin në sy… pak rëndësi ka kjo. Statuti pati ndryshime, por rëndësi ka qenë çdo propozim u votua dhe fituan ata që morën shumicën”- tha Paloka.

Arben Imami kërkoi të futet në rend dite analiza e zgjedhjeve te vitit 2017. Propozimi i tij është hedhur në votim dhe është rrëzuar me shumicën e votave. Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikeve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij ne rast se humb zgjedhjet.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish kryetarët e Kuvendit krahas ish presidenteve, ish kryeministrave dhe ish kryetaret e PD.

Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike siç është Këshilli Kombëtar.

Propozimi ka ardhur nga Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës. Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.
a8e20934-e684-4e72-a64f-dcbfcb8ea1d4
Më herët në një prononcim për mediat anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-Edit Harxhi është shprehur se nuk janë marrë parasysh pikat më thelbësore të statutit të dorëzuar prej saj dhe Kullurit.

“Kjo ishte një mbledhë farse e këshillit kombëtar të PD. U mblodh pas 4 vitesh e gjys. Ishte shume problematik sepse nuk u pranua mendimi ndryshe. U kërkua te mos këtë debat. Partia po shkon drejt degradimit te plote. Se bashku me Kullurin kam dorëzuar një statut, por asnjë nga pikat nuk janë marre parasysh. Pikat kane qene, ndarja e pushteteve, dhe me kryesorja, ishte mandati i kryetarit, me te cilin pata dhe një debat te forte. Kjo përben një shkelje te rende. PD ka krizë lideshipi. Unë kam filluar politikën në PD dhe do vazhdoj në të dhe nuk pranoj të bëj pjesë në asnjë lëvizje tjetër politike”, u shpreh ajo.

(d.d/BalkanWeb)

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.