Bekim Asani fitues i Çmimit francezo-gjerman për të drejta të njeriut

në kategorine Maqedoni

Kryetari i Shoqatës “LGBT Junajted Tetovë – Maqedoni” Bekim Asani është fitues i Çmimit të sivjetmë francezo-gjerman për të Drejta të Njeriut.

Sipas pres-shërbimit të Ambasadës franceze në Maqedoni, çmimi Asanit do t’i ndahet sonte në rezidencën franceze nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, si dhe nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Kristian Tomonie dhe Tomas Gerberih.

Çmimi, i vendosur në vitin 2015 nga ana e presidentëve të Gjermanisë dhe Francës, u ndahet çdo vit 20 personave në mbarë botën për përkushtimin e tyre ndaj respektimit dhe avancimit të së drejtave të njeriut.

Siç thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Ambasadës së Francës, Asani është i njohur për punën e tij në luftën kundër diskriminimit. Që nga viti 2001 ai ka punuar në afrimin e bashkësive dhe mbrojtjen e grupeve të pambrojtura. Ai më së shumti angazhohet për respektim të së drejtave të homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Maqedoni dhe Ballkan.

Çmimi përkujton në respektimin e rëndësisë që të respektohen njerëzit që janë më ndryshe, ndërsa lufta kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual është pjesë e vlerave evropiane dhe paraqet kriter për integrimin evropian.