Edi Rama:”I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush” (Foto)

në kategorine Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë në faqen e tij zyrtare ka reagur për motin e lig që ka kapluar Shqipërinë duke vërshuar disa zona.Ja postimi i tij i plotë: 

“Siç e parlajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë”.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.

të fundit nga Shqipëri

Shko lartë