Liverpool's Senegalese midfielder Sadio Mane reacts after picking up an injury during the English Premier League football match between Liverpool and Everton at Anfield in Liverpool, north west England on April 1, 2017. / AFP PHOTO / Paul ELLIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Senegalezi është lënduar përsëri, Klopp i shqetësuar

në kategorine Sport

Sulmuesi senegalez ka pësuar një lëndim tjetër.

Sadio Mane i pafat. Ndonëse sapo ishte kthyer nga lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushe për afro një muaj, ai ka pësuar një dëmtim tjetër teksa luante me kombëtaren e Senegalit në kualifikimet për Kupën e Botës.

Sulmuesi është kthyer menjëherë nga grumbullimi me kombëtaren në Liverpool, ku do të kryejë disa teste më të detajuara mjekësore, transmeton KosovaPress.

I shqetësuar me gjendjen e lojtarit është shprehur edhe trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp i cili e ka pasur shumë pak në dispozicion lojtarin gjatë këtij sezoni.

“Jam i shqetësuar me gjendjen e tij fizike, pasi që edhe një lëndim tjetër në kofshë është mjaft kritik”, ka thënë Klopp.

“Është mirë që është kthyer më herët nga grumbullimi me kombëtare, kështu që ne do ta kemi nën monitorim gjatë gjithë javës para se të vendosim nëse do të jetë në gjendje për të luajtur në vikend”, ka theksuar gjermani.

Liverpooli në fundjavë do të ballafaqohet me Southamptonin.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.