Sadiku: I lumtur për fitoren, me Roshin kuptohem shumë mirë

në kategorine Sport

U shënoi dy gola turqve dhe ishte një nga lojtarët që vendosi fatin e takimit në miqësoren e zhvilluar në Antalia, por jo i vetmi.

Armando Sadiku vlerëson shokët e ekipit. Sigurisht, falënderimi i parë është për Roshin, autori i dy asisteve.

“Unë futem në fushë gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar, ndonëse jo gjithmonë ia dal ta çoj topin në rrjetë. Me Roshin luaj prej kohësh dhe kuptohemi mjaft mirë. Si ai, ashtu edhe Grezda arrijnë të driblojnë mirë dhe të krijojnë hapësira, ndaj ndihem mjaft mirë, sepse kam më shumë mundësi shënimi”, tha sulmuesi Kuqezi.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.