Natë e zezë për Italinë, mbetet jashtë Botërorit ‘Russia 2018’

në kategorine Sport

Kombëtarja e Italisë ka humbur mundësinë që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, pasi sonte ka barazuar pa gola kundër Suedisë.

Takimi i play-off-it mes Italisë dhe Suedisë u zhvillua në San Siro, ku për gjatë 90 minutave italianët nuk mundën të gjejnë golin edhe pse kishin përkrahje të madhe nga tifozët e tyre.

Suedia ka shkuar në Botërore fal fitores që ka arritur në takimin e parë të zhvilluar në Suedi me rezultat 1-0.

Italia mbetet jashtë Kupës së Botës për herë të parë pas 59 viteve.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.