Më në fund edhe Kosova e shijoi fitoren

në kategorine Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më fund shijon fitore.

Kosova e ka mposhtur Letoninë, me rezultat 4-3, në “Adem Jashari” te Mitrovicës, në miqësoren e cila prodhoi rrebesh golash.

Përfaqësuesja jonë kishte dominim të lehtë në fillim të ndeshjes, por ishin mysafirët që zhbllokuan rezultatin në 0-1, me golin e Kluskins (11’).

Gëzimi i Letonisë nuk zgjati më shumë së dy minuta, kur Amir Rrahmani shëonoi gol për të barazuar shifrat në 1-1, dhe për ta rikthyer në lojë Kosovën.

Skuadra jonë pas barazimit, sërish mori dominimin e lehtë në terren, megjithatë, përsëri ishin mysafirët që kaluan në avantazh me golin e Sabal (30’) pas gabimit trashanik te Samir Ujkanit.

Por, skuadra jonë nuk u dorëzua dhe sërish u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit të cilin e arriti me anë te Vedat Muriqit (44’).

Edhe në fraksionin e dytë, ishin mysafirët që përsëri prekin rrjetën e Ujkanit. Kluskins (59’), i cili “bombardoi” portën e Kosovës.

Pas këtij goli, skuadra jonë më gjitha forcat e kërkoi përsrëi golin e barazimit që e gjeti me Elbasan Rashanin (86’), kurse, për fitoren e parë të përfaqësueses sonë, u përkujdes Halimi, i cili realizoi gol në minutën e 90-të.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.