Lajm i mirë për Zidane në prag të ‘Derbit të Madridit’ (VIDEO)

në kategorine Sport

Në xhiron e radhës në La Ligan spanjolle do të zhvillohet derbi madrilen në mes të Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Skuadra e Zinedine Zidane ka marr një lajm të mirë, pasi që është raportuar qe Dani Carvajal do të rikthehet në këtë përballje, transmeton Gazeta Blic.

25 vjeçari u diagnostikua me një problem në membranë që mbyll qarkullimin e gjakut në zemër.

Sipas “Marca”, Carvajal është rikthyer në stërvitje dhe ai tanimë ndihet i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Atleticos.

Ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Aktualisht këto dy skuadra gjenden në vendin e tretë përkatësisht të katërt në tabelë me pikë të barabarta, me gjithsejt 23 pikë.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.