Goffin surpriza e ATP Finals, tërhiqet Rafael Nadal

në kategorine Sport

Surprizë në ATP Finals të Londrës. Rafael Nadal mposhtet 1-2 nga David Goffin dhe tërhiqet nga turneu për shkak të problemeve fizike.

Tenisti i lindur në Majorka do të zëvendësohet nga Carreno Busta. 6-7, 7-6 dhe 4-6 u mbyll ky duel në favor të tenistit bleg pas 2 orë e 41 minutave lojë.

Dy herë u thye në shërbim Nadal në setin e parë, por po kaq herë arriti të rikuperonte ndaj Goffin, gjithsesi në “tie break” belgu e ruajti qetësinë, duke fituar 5-7.

Thuasje e njëjta histori edhe në setin e dytë, me të dy tenistët që u thyen nga një herë në shërbim, teksa në “tie break” këtë radhë fitoi Nadal 7-4.

Spanjolli, numri një në botë, i ndjeu më shumë problemet në gju në setin final, teksa u thye në shërbim në dy gejme radhazi, pa mundur të rikuperonte ndaj kundërshtarit të tij, që fitoi 4-6.

Sigurisht që më shumë se humbja e Nadal përbën lajm tërheqja e tij nga turneu, pasi e pa të pamundur të vijonte më tej për shkak të problemeve fizike.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.